Nevoja për qetësi i tejkalon normat standarde

Zëizolimi është në rradhë të parë detyrë e projektuesve, e rregulluar kjo sipas Normave te lejuara psh. ÖNORM B 8115 “Zëizolimi dhe akustika e ambientit në ndërtime të larta”.  Aty janë të përcaktuara kërkesat minimale, të cilat shpesh në praktikë nuk janë të mjaftueshme. Nevoja për qetësi, sot është shpesh më e lartë sesa izolimi i kërkuar nga normat standarde të planifikuara dhe të vendosura.

Ndërtuesit dhe investitorët janë gjithnjë e më shumë të gatshëm, të marrim përsipër kosto më të larta për të arritur zëizolim efektiv në objekte. Iniciativa e Knauf për zëizolim më të mirë dhe diskutim i zhvilluar gjerësisht është frytëdhënës. Ndërsa deri dje janë kërkuar standarde të larta vetëm në hotele dhe në objekte të standardeve më të larta, sot sipërmarrësit dhe investitorët po orientohen gjithnjë e më shumë nga vlera të reja mbi normat e lejuara në ndërtimet e reja.

Ky zhvillim është i kuptueshëm. Për këtë arsye, Knauf ofron një seri të sistemeve të mureve me performancë të lartë që përkojnë me sigurinë e projektit. Eshtë e rëndësishme që sistemet e mureve të kenë  gjithashtu rezerva të mjaftueshme për përpunimin dhe në fazën e ndërtuar të realizojnë performancat zëizoluese të cilat kërkohen.