Mbrotje nga zjarri me suva gipsi
Për shkak të zjarreve, dëmet në ndërtesa janë gjithnjë e më të mëdha. Për të mënjanuar dhe zvogëluar dëmet duhet të plotësohen më parë kërkesat e qëndrueshmërisë strukturale të ndërtesës. Për këtë arsye përdorimi i materialeve jo të djegshme ka shumë rëndësi. Suvaja me bazë gipsi sipas DIN 1168/ DIN EN 13279-1 përfshihet në listën e materialeve ndërtimore jo të djegshme.
Gipsi është një material ndërtimi prej minerali dhe jo i djegshëm, i klasifikuar në klasën e materialeve të ndërtimit A1 sipas DIN 4120. Përveç kësaj, ndërtimi i suvasë së gipsit ka një rëndësi të veçantë. Në brendësi të kristalit të gipsit ka dy molekula ujë, të cilat për një trashësi 10 mm suva gipsi përbëjnë rreth 2 litra ujë për m². Gjatë zjarrit ky ujë çlirohet dhe gjatë zhvillimit të nxehtësisë, avulli i ujit krijon një vello avulli ftohëse, bllokuese e zjarrit, e cila thith energjinë e nxehtësisë dhe kujdeset që temperatura në zonën e prekur të mos i kaloj 100°C. Gipsi vepron në mënyrë aktive në zvogëlimin e përhapjes së zjarrit.
Gipsi është provuar si një material ndërtimi me mbrotje nga zjarri dhe gjen përdorimin e saj rregullisht në përmirësimin e qëndrueshmërisë nga zjarri të elementëve ndërtimore.
Veshja e strukturave të betonit me një shtresë suvaje gipsi, është forma më e lehtë e mbrotjes nga zjarri. Detyra kryesore e shtresës së gipsit në këtë rast, është nga njëra anë të mënjanojë rritjen e shpejtë të temperaturës së konstruksionit dhe nga ana tjetër të rrisë dimensionin e seksionit, veçanërisht të kollonave dhe trarëve.