Qëndra Ring nuk është vetëm një qëndër tregëtare por është një qëndër polifunksionale ndërtuar dhe zotëruar nga “MSA Konstruksion”. Qëndra ka një stil arkitekturor të ri dhe modern, ndërtuar sipas standarteve Europiane. Qëndra Tregëtare Ring është e pozicionuar tek sheshi “Karl Topia”, ose e njohur ndryshe si rrethrrotullimi i “Zogut te Zi”, vetëm 5 minuta larg nga sheshi “Skenderbej”.
Qëndra tregëtare ka një sipërfaqe prej 24 000 m2 (51 000 m2 është sipërfaqja e gjithë objektit) e cila përfshin: 4 kate nën tokë parking (mbi 500 vende parkimi), 1 Hipermarket në katin -1 ; 60 dyqane ne 3 kate, bar kafe dhe restorant vetë shërbimi, restorant panoramik në katin e fundit, 4 200 m2 zyra, 50 apartamente dhe 2 vila mbi qëndrën tregëtare.
Qyteti | Lloji i objektit | Investitor | Arkitekt | Sistemet Knauf |
---|---|---|---|---|
Tirane | Qendër tregtare | MSA Konstruksion | D112, W112 |