Kur flasim për një sistem mbështetës të fortë, të qëndrueshëm, rezistent ndaj ujit, atëherë padyshim po flasim për pllaka çimentoje Aquapanel. Pllakat e çimentos, të cilat njihen për shkathtësinë e tyre, mund të jenë gjithashtu të dobishme si më poshtë:
- Duke shërbyer si banak në kuzhina, pasi rezistenca e tyre ndaj ujit i bën dërrasat ideale për këtë punë.
- Pllakat janë rezistente ndaj ujit, gjë që i bën ato si sistemin e përsosur mbështetës për pllakat në muret e banjës.
- Pllakat e çimentos janë provuar të jenë një sistem super i fortë për aplikime të jashtme ku ato i rezistojnë kushteve të motit.
- Një avantazh shtesë është se ato mund të aplikohen të lakuara edhe në sipërfaqe.
Knauf Aquapanel është një linjë që përfshin disa produkte lider të çimentos jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin. Shumëllojshmëria e produkteve të Aquapanel, së bashku me aksesorët e tyre, ofron një gamë të pakufishme aplikimesh moderne për të përmbushur çdo nevojë të klientit.
Duke prezantuar tregun me sistemet inovative Aquapanel, Knauf u siguron klientëve të tij që sistemet plotësojnë të gjitha kodet, kërkesat dhe testet ndërkombëtare.
AQUAPANEL® Cement Board Indoor – shërben si një nënsipërfaqe solide dhe mbajtëse për ndërtimin e brendshëm. Pllaka përbëhet nga një bërthamë prej çimento Portland dhe materiale shtesë, e mbështjellë nga të dyja anët me rrjetë xhami. Nuk përmban komponent organik, nuk zhvillohen mikroorganizma, këpurdha etj. Brinjët ballore janë të prera dhe brinjët gjatësore të përforcuara me rrjetë (easyEdge). Trashësia e pllakës është 12,5 mm. Ajo ofron përparësi vendimtare në ambjentet me lagështi dhe me ujë referuar kostove të ulëta të montimit. Përveç kësaj pllaka AQUAPANEL® Cement Board Indoor ofron përparësi kuptimplotë lidhur me zë- dhe termo-izolimin.
Përparësitë e pllakës AQUAPANEL® Cement Board Indoor:
- Alternativë krahasuar me ndërtimin masiv, zgjerim i ofertës së ndërtimit të thatë.
- Qëndrueshmëri kundër infektimit të mykut dhe kërpudhave.
- Mban 50 kg pllaka qeramike për m²
- Edhe veshjet vetëm një-shtresore janë shumë të përshtatshme për tu veshur me shtresa pllakash qeramike.
- E qëndrueshme nga uji dhe lagështia.
- Stabile, robuste, e fortë nga goditjet dhe jo e djegshme.
- Izolimi i të gjithë sipërfaqes në kushte normale nuk është i nevojshëm.
- Montim i thjeshtë dhe i lehtë.
- Ekologjike dhe biologjike.
- Prerja e pllakës nëpërmjet Prej dhe Thyej.
AQUAPANEL® Cement Board Outdoor – Pllakë robuste, jo e djegshme dhe me një sipërfaqe optimale për mbajtjen e suvasë. Kjo pllakë përbëhet
nga një bërthamë prej çimento Portland dhe materiale të tjera shtesë, e cila përforcohet nga të dyja anët me rrjetë fibër-xhami. Nuk përmban komponentë organik, nuk zhvillohen mikroorganizma, kërpudha etj. Brinjët ballore janë të prera ndërsa gjatësoret të përforcuara (EasyEdge). Ato krijojnë një sipërfaqe solide, shumë e qëndrueshme ndaj kushteve ekstreme të motit.
Përparësitë e pllakës AQUAPANEL Cement Board Outdoor:
- Alternativë më e mirë krahasuar me ndërtimin masiv, zgjerim i ofertës së ndërtimit të thatë.
- E përdorshme në sistemet e fasadave të ventiluara – ose si veshje direkte e fasadës.
- E qëndrueshme ndaj kushteve atmosferike – rezistente nga uji dhe mbetjeve të mykut.
- E qëndrueshme nga ndryshimet ngrirje-shkrirje.
- Robuste dhe e aftë të punojë nën ndikimin e presioneve të larta mekanike.
- Me përdorim universal.
- Ekologjike dhe biologjike.
- Jo e djegshme, Klasa e materialit të ndërtimit A1 sipas EN 13501
- Përpunohet thjeshtë. Prerja e pllakës përmes Prej dhe Thyej
AQUAPANEL® Cement Board Skylite – Pllakë çimentoje e lehtë për tavane të jashtme dhe të brendshme. Pllakë e lehtë por e fortë për instalim në tavane të varura brenda dhe jashtë. Bërthama e bërë nga çimento Portland dhe agregate si dhe është e përforcuar nga të dyja anët me një pëlhurë rrjetë xhami. Skajet janë të prera dhe janë të përforcuara (EasyEdge™).