- Llac i lehtë gipsi për përdorim në ambjente të brendshme
- Minerale
- I lehtë dhe produktiv
- Krijon klimë ambjenti të kënaqshëm dhe të shëndetshëm
- Rregullon lagështirën dhe lejon difuzimin e ajrit
- Ndikon në teknikën e mbrojtjes nga zjarri
- Rezistent ndaj gërvishtjes
- Trashësia e shtresës së suvasë deri 50 mm
- Përpunimi me makineri ose me dorë
Suvaja me bazë gipsi për makineri MP75L është një llaç i thatë i parapërgatitur, i lehtë dhe veçanërisht produktiv me bazë gipsi cilësor me agregatë të lehtë specialw. Suvaja MP75L përshtatet në mënyrë ideale mbi sipërfaqe betoni poroz, gëlqere, mure të ndërtuara me materiale të ndryshme ose mure me tulla poroze, pasi ajo i përshtatet shumë mirë karakteristikave përsa i takon aftëisë thithëse dhe natyrës së sipërfaqeve që do të suvatohen..
Në rast të sipërfaqeve të vështira jo thithëse si beton vjen në ndihmë solucioni paratrajtues p.sh. Knauf Betokontakt ose Knauf Sraykontakt, ndërsa tek sipërfaqet shumë thithëse përdoret solucioni paratrajtues Knauf Aufbrennsperre. Suvaja përdoret në të gjitha ambjentet e brendshme me lagështi të zakonshme përfshirë ambjentet me lagështi si kuzhina dhe banjo.