Është një altoparlant i sheshtë për instalim të padukshëm në sistemet e thata.
Arkitektura moderne nga ky moment mund të shikohet dhe të dëgjohet!
Rezonancë optimale
Në rastin e Knauf Soundboard e gjithë sipërfaqja e pllakës funksionon si rezonator i zërit. Knauf Soundboard arrin një shkallë të gjerë të frekuencës nga 100Hz deri 18KHz duke përdorur të gjithë sipërfaqen e brendshme si një diafragmë rezonance. Realizon një dëgjim të mirë midis personave brenda një ambienti dhe rrezatimi i gjerë ofron një cilësi të lartë të zërit në hapësirë.
Më pak altoparlantë për të njëjtën cilësi tingulli
Nëpërmjet rrezatimit 180º mund të zvogëlohet dukshëm numri i altoparlantëve sipas zgjidhjes së mëparshme.
Përveç kësaj pllakat Knauf Soundboard mund të lidhen direkt në pajisje stereo pa qenë i nevojshëm përdorimi i amplifikatorëve me kosto ekstra.
Ku qëndron dallimi
Pllakat Knauf Soundboard ofrojnë përparësi të dukshme në krahasim me altoparlantët konik.
Altoparlantët konik
- grupimi intensiv i zërit
- shpërndarja jo e njëtrajtshme e frekuencave
- në vende të caktuara riprodhim jo i mirë i zërit.
Knauf Soundboard
- shtrirje e gjerë në të gjithë linjën e frekuencave
- cilësi e lartë e qartësisë së zërit
- riprodhim i njëtrajtshëm edhe në sipërfaqe të mëdha
Përparësitë dhe përdorimi
Përparësitë:
- i padukshëm – liri gjatë projektimit
- zëri mbështjell të gjithë hapësirën
- qartësi e lartë e zërit
- efiçencë e lartë e kostos
Fusha e përdorimit:
- objekte publike
- shtëpi të gatshme
- salla për konferenca dhe auditorium
- panaire dhe dyqane
- restorante dhe hotele
- aeroporte
- shkolla