Veçoritë
Pllakë akustike me vrima për absorbimin e zërit dhe për një cilësi më të mirë të ajrit.
Fushat e përdorimit
Për veshje të mureve dhe tavaneve me nënkonstruksion metalik me qëllim përmbushjen e kërkesave akustike, të dizajnit dhe të cilësisë së ajrit.
Si realizohet pastrimi i ajrit
Pllaka Knauf Cleaneo® pastron ajrin në hapësira të mbyllura duke zbërthyer gazrat e dëmshëm. Ajo vepron 24 orë në ditë, gazrat e dëmshme nuk depozitohen në pllakë dhe veprimi pastrues është i pakufizuar në kohë.
Mënyra e veprimit
Mënyra e veprimit të pllakave Knauf Cleaneo® bazohet në katalizatorin natyror Zeolit (Zeolithe), i cili zbërthen gazrat dhe erërat e dëmshme në përbërës plotësisht të padëmshëm si ujë dhe dioksid karboni.
Karakteristikat e veprimit
Vepron 24 orë në ditë dhe ka erë plotësisht neutrale.
Vepron shpejt edhe kur ajri qarkullon në ambient (ventilatorë, kondicionerë të ajrit etj.).
Për arritjen e efektit të plotë nuk nevojiten kushte të tjera plotësuese (rrezet UV).
Pllakat mund të lyhen me ngjyrë sipas dëshirës.
Vëllimi dhe efekti i zbërthimit të gazrave të dëmshëm varet nga përqendrimi i tyre në ajër, nga përpunimi i sipërfaqes së pllakave, nga tipi i vrimave, nga qarkullimi i ajrit dhe nga sasia e sipërfaqes së mbuluar me pllakë Knauf Cleaneo® në ambient.
Knauf Cleaneo® zbërthen
Formaldehidin dhe acetaldehidin (era e hirit të duhanit)
Formaldehidet (era e orendive, bojërave, solucioneve të pastrimit)
Erërat e pakëndshme (era e tapeteve, e orendive të veshura)
Hidrokarburet e aromatizuara (era e tretësve, materialeve për shtyp, karburanteve)
Trietilamin (era e peshkut)
Karbohidratet e kloruara (era e solucioneve për pastrim dhe mirëmbajtje)
Benzolet (era e gazrave të automjeteve, bojërave, llaqeve dhe ngjitësve)
Amoniaku
Fusha e përdorimit
Objekte shkollore dhe parashkollore
Spitale, shtëpi për persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuar
Hotele, restorante
Objekte administrative dhe zyra
Salla për koncerte dhe kinema
Institucione publike