Stukot e gatshme Knauf mund të lyhen me ngjyra standarde boje, duke ofruar kështu mundësi të ndryshme për të përpunuar një sipërfaqe të ngjyrosur, ose me strukturë. Në këtë rast konsumi i bojës do të ulet shumë në krahasim me metodën tradicionale të strukturës. Stukoja e ngjyrosur nuk do të krijojë njolla të bardha që mund të bëhen për shkak të dëmtimit ose veshjes së murit. Sipërfaqja me strukturë me stuko të ngjyrosur mund të arrihet si tek sipërfaqja e pllakës gipsi ashtu edhe tek ajo e suvatuar. Struktura mund të krijohet duke përdorur shpatullën, sfungjerin, rrulin ose vegla speciale strukture.

Efekti i pamjes së mermerit i sipërfaqes me shkëlqim arrihet duke përdorur stukon e gatshme të patinimit Finitura. Rreth 10-15 minuta pas aplikimit sipërfaqja zmerilohet me shpatull derisa të bëhet e shndritshme. Pas zmerilimit këshillohet të vendoset dyll mbi sipërfaqe që të bëhet largimi i ujit.

Për dijeni! Të përdoret shiriti metalik fleksibël këndor tek këndet ku nivelet do të lyhen me ngjyra të ndryshme. Shiriti metalik do të mundësojë kënde të drejta, të mprehta me kalim të saktë të ngjyrës, gjë që nuk është e mundur me elet e këndit prej alumini për shkak të formës së rrumbullakët të këndit.