SHARE Tirana Forum prej disa vitesh, është kthyer në skenën e prezantimit të arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare dhe shqiptare.
Arkitektë me projekte të vlerësuara në nivel ndërkombëtar, pjesë të kritikave dhe përzgjedhjes së paneleve më konservatore në arkitekturë, lider ndërkombëtar në inovacion dhe teknologji ndërtimi janë ftuar për t’u bërë pjesë e skenës qëndrore.
KNAUF Tirana ishte pjesë e edicionit të parë të Tirana Share Forum 2022 dhe Ervin Mici – si Suport Teknik nga Knauf Tirana, paraqiti para audiences së Share Tirana “KNAUF në muret e jashtme”. Aty shtjelloi se si në një botë që ndryshon me shpejtësi, Muret e Jashtme Knauf me Teknologjinë AQUAPANEL® japin kreativitet, siguri dhe qetësi të plotë, pavarësisht nga lloji i ndërtesës – nga zyrat dhe banesat e larta deri te spitalet dhe stadiumet.
U prezantua gjithashtu edhe liria kreative pa limite ku arkitektët po zbulojnë potencialin e Teknologjisë AQUAPANEL®, avantazhet e saj ekonomike (për sa i përket kostove të ndërtimit, gjithashtu edhe vlerës së qirasë ose rishitjes), instalimit të shpejtë dhe eficent, dizajni optimal me impakt minimal duke pasur gjithmonë në mëndje qëndrueshmërinë mjedisore.
Share Architects njihet si komuniteti më i madh i Arkitektëve dhe profesionistëve të ndërtimit, komunietet ky i zgjeruar në 15 shtete të Europës Qëndrore dhe Juglindore,
Forumet SHARE krijojnë një platformë efikase për të kontaktuar liderët në industri dhe për të kuptuar diversitetin e fenomenit arkitekturor bashkëkohor.