Edhe këtë vit, Knauf Tirana ishte Partner në edicionin e pestë të Forumit SHARE që u zhvillua në Tiranë më 7 mars, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

SHARE Albania 2023 bashkoi arkitektë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, inovatorë në arkitekturë dhe teknologji ndërtimi, si dhe ofroi akses në informacion dhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Temë fokusi ishin “Fasadat e qëndrueshme: Dizajni dhe teknologjia”, “Arkitektura e jetesës dhe punës” dhe “Projekte zhvillimi në shkallë të gjerë”.

Nga Knauf Tirana, Ervin Mici – Suport Teknik prezantoi “Knauf Acoustics “.