KNAUF Kosova ishte pjesë e edicionit të parë të Contractor Pristina 2022 – Konferenca Ndërkombëtare për Arkitekturë dhe Zhvillim Urban në Kosovë, e organizuar nga Share Architects në bashkëpunim me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës.
Ky komunietet, i zgjeruar në 15 shtete të Europës Qëndrore dhe Juglindore, njihet si komuniteti më i madh i Arkitekteve dhe profesionistëve të ndërtimit.
Forumet SHARE krijojnë një platformë efikase për të kontaktuar liderët në industri dhe për të kuptuar diversitetin e fenomenit arkitekturor bashkëkohor.
Kjo ngjarje e sjell Prishtinën në vëmendje të komunitetit të arkitektëve, planerëve urban, inxhinierëve dhe kompanive të specializuara të teknologjisë dhe inovacionit në ndërtim.
KNAUF Kosova kishte kënaqësinë për të qënë mbështetës i këtij komuniteti dhe rrjeti arkitektesh.