Është fabrika e shtatë e kompanisë në Amerikën Latine

Santiago, Kili, 9 Maj, 2017 – Shoqëria Gjermane Knauf njoftoi sot blerjen e shoqërisë Novochile, me fabrikën e prodhimit të gipsit në qytetin La Serena dhe asetet minerale të saj për gipsin. Kjo blerje i jep shoqërisë Knauf mundësinë të prodhojë në vend pllakat e gipsit për industrinë e ndërtimit në Kili.

Hapur në Nëntor 2014, fabrika ka një kapacitet prej 10 milion metër katror në vit dhe furnizon qendrën dhe veriun e Kilit. Knauf do të përfshijë 100 punonjës që aktualisht punojnë në administratë, shitje dhe prodhim. Prodhimi i pllakave të gipsit nga kompleksi industrial Kilian do të plotësojë atë nga fabrika e Knauf-it në Mendoza-Argjentinë.

Pas 16 viteve me praninë e saj në Kili, Knauf e ka afirmuar veten në sektorin e materialeve të ndërtimit me prezantimin e produkteve të klasit botëror dhe investimeve të qëndrueshme në kërkim dhe zhvillim. Cilësia e produktit, kualifikimi dhe shërbimi për klientët, me anë të një rrjeti kombëtar distributorësh, janë shtyllat e strategjisë së shoqërisë në të gjithë botën.

Fabrika në Kili është e shtata që aktualisht drejton Knauf në Amerikën Latine. Shoqëria punon me një perspektivë afatgjatë në vendet dhe tregjet ku operon. Me këtë transaksion të fundit, shoqëria ratifikon angazhimin e saj në vend, që tashmë do të garantojë prodhimin vendas me një nivel ndërkombëtar në cilësi dhe shërbim.

 

 

 
Fabrikat e Grupit Knauf në Amerikën Latine:

Koha Vendi
2000 Rio de Zhaneiro, Brazil
2001 Mendoza, Argjentina
2014 Bahía, Brazil
2015 Kartagjena, Kolumbi
2016 Barrankila, Kolumbi
2016 Koloma, Honduras
2017 Kokimbo, Kili

Në të njëjtën kohë, Knauf po intensifikon zhvillimin dhe prodhimin e lustrave të cilësisë së lartë duke prezantuar në Kili, MP75, një teknologji për gipsin. Shoqëria po i siguron Knauf-it makineritë PFT për lustrim për në treg së bashku me programet e trajnimit për profesionistët. Krahas kësaj, shoqëria Knauf Chile po përfshin një linjë të re të materialeve bashkuese të gatshme për përmirësimin e bashkimit të pllakave dhe lustrimin sipërfaqësor në mure betoni, tulla dhe pllaka.

SERGE AZAÏS, Drejtori i Përgjithshëm për Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut ka deklaruar: “Jam krenar për arritjen që kemi me blerjen e Novochile. Hap pas hapi, Knauf u bë një faktor i pashmangshëm në këtë pjesë të Amerikës së Jugut. Ju uroj punonjësve tanë një mirëseardhje të ngrohtë në Familjen Knauf. Së bashku, Knauf dhe Novochile, do të jenë më të fortë në këtë vend ku synojnë të vazhdojmë respektimin e distributorëve tanë dhe forcimin e partneritetit dhe angazhimit në treg”.
Rreth Grupit Knauf:

Knauf është një prej prodhuesve më të mëdhenj botërorë për gipsin, sistemet e gipsit, produktet me bazë gipsi, izolimet termale, sistemet “floor and floor”, pllakat e çimentos, kimikatet e ndërtimit, ambalazhimi dhe pajisjet. Me 220 impiante prodhimi dhe organizata shitjesh në më shumë se 70 vende, 26,000 punonjës në botë dhe shitje prej € 6.4 Miliard (në vitin 2014), Grupi Knauf është aktiv në çdo kontinent.